Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në orët e para të mëngjesit ka thënë se situata në jug dhe në rajonin e Donbasit mbetet jashtëzakonisht e vështirë.
Përmes një video-adresimi, ai ka thënë se Rusia është duke rritur numrin e trupave afër qytetit të rrethuar të Mariupolit.
“Do të ketë beteja. Ne ende duhet të kalojmë një rrugë të vështirë për të marrë gjithçka që duam”, ka thënë ai.
Rusia ka thënë më herët se korridoret humanitare do të hapen të premten, për të lejuar largimin e civilëve nga Mariupoli./TV Malisheva