Të paktën shtatë autobusë që transportonin ushtarë rusë kanë mbërritur në qytetin e Gomelit këtë javë, ku ndodhet një qendër që është e specializuar në trajtimin e të infektuarve me radioaktivitet.

Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shqetësime se qindra ushtarë rusë të gjetur në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit janë të infektuar me radioaktivitet.

Sipas burimeve mediatike ruse dhe ukrainase që citon NOA.al, ushtarët rusë po marrin trajtim special në qytetin Gomel të Bjellorusisë, pasi nuk ishin pajisur me aksesorët e duhur për të qëndruar pranë centralit bërthamor, duke kryer praktikisht “vetëvrasje”.

Zona e madhe rreth Çernobilit është një zonë e ndaluar për këdo që nuk punon atje, por “Pylli i Kuq” konsiderohet aq i ndotur saqë as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen ta vizitojnë pa leje të posaçme.

/TV Malisheva

Share.