Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se ishte bërë njëfarë përparimi në bisedimet me Ukrainën në fillim të kësaj jave.
Ai tha se Moska po përgatit përgjigjen e saj ndaj propozimeve të Ukrainës të paraqitura në diskutimet në Stamboll, shkruan Aljazeera.
Duke folur në një konferencë pas bisedimeve me homologët e tij indianë, Lavrov tha se negociatat me Kievin duhej të vazhdonin, por vuri në dukje se kishte treguar “shumë më shumë mirëkuptim” për situatën në Krime dhe Donbas dhe domosdoshmërinë e statusit të saj neutral.
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe ka mbështetur rebelët separatistë të cilët pak më vonë pushtuan një pjesë të territorit në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
/TV Malisheva