Ushtria ruse, edhe pse ka arritur të kontrollojë ushtarakisht disa zona në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, shpesh herë duke shkatërruar qytetet me të cilët përballen autokolonat e gjata të tankeve dhe mjeteve të blinduara, si në rastin e Irpin dhe Mariupol, po has në probleme të vazhdueshme në terren.
Viktimat në radhët e ushtarëve të dërguar nga Moska, sipas ukrainasve janë pothuajse 20 mijë, pa llogaritur qindra mjete të shkatërruar dhe një sforco ekonomike të papërballueshme në terma afatmesme nga financat ruse.
Lajmet e fundit flasin për një tërheqje domethënëse të trupave të Kremlinit nga zonat përreth Kievit dhe qyteteve si Chernhiv, me Kievin zyrtar që çdo ditë tashmë njofton për fshatra dhe zona të tëra që i janë rikthyer kontrollit ukrainas.
Por sipas disa prej ekspertëve ushtarakë më me eksperiencë, kjo pritej madje ka të bëj me një strategji e përdorur nga gjeneralët e Moskës edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Ukraina: Ushtria ruse në veri po tërhiqet
Një “reduktim aktiviteti”, në fjalorin ushtarak, që nënkupton thjesht një pauzë me qëllim riorganizimin dhe aty ku mundet rotacionin e trupave, si dhe mundësinë e furnizimit të kolonave të blinduara që shpesh herë gjenden në luftë vetëm me baltën, siç po ndodh në veri.
Një lëvizje kjo që ndodhet të gjitha manualet e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike, paraardhëse e ushtrisë të sotme, dhe që drejtuesit rus e kanë përdorur pas viteve ’90 edhe në konfliktet e Çeçenisë.
Një lajm aspak i mirë për popullatën lokale, sepse në rastin çeçen pauza përkoi me fillimin e një fushate sulmesh nga larg, më së shumti raketore, që shkaktuan shkatërrime dhe bilance edhe më të rënda se të sotmet tek civilët dhe që forcat ukrainase nuk mund t’i përballen me mjetet që mbetur.
Ndërkohë, rotacioni i trupave të freskëta po vijon, edhe falë shtimit të linjave hekurudhore që janë nën kontrollin rus, edhe pse rrethimi i munguar i Chernhiv, që do të mundësonte transportin mbi shina të mjeteve ushtarake me territorin rus, po i vështirëson manovrat.
Pikërisht në këtë optikë Kievi po i kërkon dëshpërimisht perëndimit furnizime me mjete kundërajrore, avionë dhe raketa, por sasi e tyre mbetet për t’u parë. Gjasat që Rusia të fitojë në terren një luftë që në planin e imazhit ndërkombëtar ka humbur që në fillim, janë ende të larta.
/TV Malisheva