Sot në spitalin e Traumës është seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili po akuzohet për disa raste kriminale.

Vendimi për masën e parabugrimit u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri.

Kujtojmë se Dumani u arrestua pas një operacioni policor në qytetin e Fierit ku ai fshihej prej disa ditësh.

Ai akuzohet se u fsheh aty pas një atentati ndaj një prej njerëzve të Talo Çelës në Elbasan, ku edhe mbeti i plagosur. Në momentin e arrestimit ai shoqërohej edhe nga një vajzë e re, e cila po ashtu është arrestuar./TV Malisheva

Share.