Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e erës së fortë, ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në Kukës, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec, duke bërë njëherësh thirrje për kujdes të shtuar.
Njoftimi:
“Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve. përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”, njofton ARRSH.
/TV Malisheva