Kremlini ka mohuar zërat se presidenti rus, Vladimir Putin vuan nga kanceri në tiroide.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov ka thënë se lajmet që e donin Putinin të sëmurë me kancer janë të rreme.

Më herët media e pavarur ruse Proekt publikoi një artikull ku shkruhej se Vladimir Putin ka vizituar disa herë mjekun specialist të kancerit. Sipas investigimit të bërë nga Proekt rezultonte se Kremlini ka fshehur informacione për shëndetin e Putin që prej fillimit të mandatit të tij.

Proekt shkruan se mjekët që kanë vizituar Putinin, për një periudhë të gjatë në të cilën ai me sa duket kishte probleme me shpinën, konfirmojnë se së fundmi është konsultuar me një specialist për kancerin e tiroides./TV Malisheva

Share.