Gjermania e ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake në Ukrainë, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.
Tanket, të cilat janë të tipit Pbv 501, janë të ushtrisë gjermano-lindore nga koha e Luftës së Ftohtë të cilat ishin shitur në Suedi, më pas rishitur në Republikën Çeke e cila do t’i dorëzojë ato në Ukrainë, sipas ministrisë.
Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurisë duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinë nga Gjermania.
/TV Malisheva