Boksieri shqiptar Florian Marku e goditi boksierin kundërshtarë Chris Jenkins gjatë matjeve zyrtare, pasi që ky i fundit e provokoi atë me puthje.

Marku do të përballet me Jenkins në kuadër të peshave të lehta, këtë të shtune në qytetin e Newcastle.

Ylli shqiptar është i njohur për temperamentin e tij në ngjarjet para meçeve, dhe përsëri arriti të tregoj nervozizmin e tij kur u takua sot me Jenkins.

Gjatë përballjes fytyrë më fytyrë, Marku shihej duke e paralajmëruar se çfarë do t’i ndodhë Jenkins, ndërsa ky i fundit në mënyrë sarkastike e provokon me puthje.

Vetëm pak sekonda pas këtij gjesti sarkastik të Jenkins, Marku shpërtheu duke e kapur atë për fyti dhe duke e shtyrë, ku situata u tensionua dhe u nevojit ndërhyrja e sigurimeve.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni rastin në fjalë.

/TV Malisheva

Share.