480 të infektuar aktivë janë aktualisht në Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 82 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 34 qytetarë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Deri më tani janë kryer 2,762,715 vaksinime në total në vendin tonë.

269,787 qytetarë janë shëruar deri më tani nga COVID, ndërsa numri i viktimave që humbën betejën me virusin e padukshëm është 3,492.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë./TV Malisheva

Share.