Ukraina ka thënë të premten se një total prej 28 zonave janë çliruar nga okupimi rus.

Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës në një njoftim tha se 15 zona rezidente janë çliruar tërësisht prej okupatorëve rusë, deri sa forcat ruse janë tërhequr nga 13 zona dhe që ato zona janë marrë përsëri nën kontroll.

Një total prej 28 provincave janë çliruar, shumica prej së cilave janë në regjionet e Kievit dhe Chernihivit në 24 orët e fundit, thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu thuhet se forcat e Ukrainës janë fokusuara që të marrin nën kontroll Mariupolin, një nga provincat ku evakuimi i civilëve ende po vazhdon.

Forcat e Armatosura të Ukrainës të hënën pohuan se qyteti Irpin afër Kievit është çliruar prej okupatorëve rusë.

Lufta e Rusisë kundër Rusisë, e cila ka filluar me 24 shkurt, është përballur me dënimin të madh ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e shumë shteteve, që kanë vendosur sanksione.

/TV Malisheva

Share.