Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy lojtarët shqiptarë të Kosovës, të cilët luajnë për Zvicrën do të përballen me Serbinë në Kampionatin Botëror të Katarit në kuadër të Grupit G.
Më parë, Zvicra dhe Serbia janë përballur edhe në Botërorin e vitit 2018 në një ndeshje që pati prodhuar emocione të forta.
Gjithsesi, Xhaka dhe Shaqiri me shokë do të duhet që të luajnë edhe kundër Brazilit të Neymar.
/TV Maslisheva