Me fillim nga ora 16:00, kampioni aktual anglez Manchester City do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Burnleyt, e vlefshme kjo për xhiron e 31 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, City barazoi pa gola me skuadrën e Crystal Palace, kurse Burnley u mposht 2:0 nga Brentfordi.

Momentalisht, skuadra e Liverpoolit është duke e mposhtur Watfordin, gjë që nënkupton se “Të Kuqtë” do të jenë liderët e ri të tabelës, ndërsa City do t’i duhet me çdo kusht fitorja për ta rikthyer epitetin e liderit të tabelës.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten Dias, Mendy dhe Palmer, kurse te Burnley mungojnë Collins, Gudmundsson, Mee dhe Pieters.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Burnley (4-3-2-1): Pope; Taylor, Tarkowski, Long, Roberts; Brownhill, Westwood, Cork; McNeil, Lennon; Weghorst

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Ake, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Sterling, Foden, Grealish

/TV Malisheva

Share.