Ka përfunduar derbi mes skuadrës së Kukësit dhe asaj të Tiranës, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27 të Superligës së Kosovës.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zeqir Ymeri”, lideri i tabelës Tirana si mysafire ka barazuar pa gola, 0:0, me Kukësin.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin, por që portierët si Collari i Kukësit, dhe Visar Bekaj i Tiranës arritën të mbajnë portat e tyre të paprekura.
Me barazimin e sotëm, Tirana vazhdon të okupojë pozitën e parë në tabelë me gjithsej 60 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Kukësit, që zë vendin e tretë me 44 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës është i barabartë 0:0.
/TV Malisheva