Tani kur janë bërë më shumë se një muaj prej kur ka filluar lufta Rusi-Ukrainë, luftimet po vazhdojnë ende.
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, e publikuar nga Sky News, tregon pamje të rënda të trupave nëpër rrugë.
Pamjet raportohet se janë bërë në qytetin Bucha, që ndodhet afër Kievit.
Pamjet janë tepër të rënda, edhe pse trupat janë hijezuar në mënyrë që të mos shihen.
VIDEON mund ta shihni KËTU.
Sky News të shtunën ka raportuar se më shumë se 30 qendra banimi rreth kryeqytetit të Ukrainës janë sërish në kontrollin e forcave ukrainase.
Autoritetet ukrainase njoftuan mëngjesin e sotëm se kanë marrë në kontroll gjithashtu Bucha dhe Brovary. Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu nga aeroporti Hostomel pranë Kievit, sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë, gjatë së shtunës është paralajmëruar se kjo tërheqje e Rusisë mund të jetë vetëm për realizim të ndonjë plani të ri të luftës për pushtimin e Ukrainës.
/TV Malisheva