Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni aktual Prishtina ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme, ku e mposhti Llapin me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4.
Me këtë fitore, “Plisat” tani renditen në vendin e pestë në tabelë me 45 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Llapit që zë vendin e katërt me gjithsej 41 pikë.
Në anën tjetër, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Ulpianës dhe Dritës, ku kjo e fundit me mund ka arritur të sigurojë pikët e plota.
Skuadra gjilanase Drita e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Ulpianës, dhe tani renditet në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 49 pikë, krahas Ulpianës që ka 23 sosh në vendin e nëntë në tabelë.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
KF Ulpiana 2:3 Drita
Prishtina 2:1 Llapi
/TV Malisheva