Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Mjekim Intensiv nuk ka asnjë pacient me COVID-19.

Ndërsa në Klinikën Infektive janë 4 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

“Asnjë pacient me Covid-19 nuk është duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të Mjekimit Intensiv. Në Klinikën Infektive janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 të tjerë Post-Covid-19. Sa i përket spitaleve të përgjithshme, 1 pacient është duke marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës. Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Share.