Njëzet persona janë raportuar si të vdekur, trupat e të cilëve janë parë në një rrugë në qytetin Bucha, afër Kievit. Ndërkohë, trupa të tjerë ende ndodheshin brenda rrënojave të makinave të shkatërruara nga granatimet.

Më shumë detaje të masakrës në qytet, i cili u rimor nga forcat ukrainase këtë javë, po raportohen.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kërkuar që bota të reagojë ndaj masakrës që ai thotë se ka ndodhur në qytetin Bucha në afërsi të Kievit, raporton BBC.

“Synimi i Rusisë është të eliminojë sa më tepër ukrainas që është e mundur”, ka shkruar Kuleba në një postim në Tëitter, ndërsa i ka bërë thirrje shteteve të G7 që t’i vënë sanksione të reja Rusisë.

Në qytetin Bucha shihen numër i madh i civilëve të vrarë ukrainas nëpër rrugë. Forcat ruse janë duke u larguar nga rrethina e Kievit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po ashtu e ka përdorur fjalën masakër për të përshkruar skenat në Bucha, pasi që forcat ruse janë tërhequr nga qyteti.

/TV Malisheva

Share.