Për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Haradin Bajrami “Dinamiti”, në Lipjan është organizuar gara e vrapimit “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”.
Klubi i Atletikës “Malisheva” fitoi tri medalje në vrapimin kushtuar dëshmorit “Haradin Bajrami”, raporton TV Malisheva.
Atleti Olti Bytyqi u radhit i pari në grupmoshën U 20 edhe Lorent Mazreku u radhit i pari në U 16, kurse Enis Bytyçi mori vendin e tretë në U 20.