Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dënuar sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si krime lufte dhe duke shtuar se “ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”.

Në një deklaratë për media ai tha se sulmet e Rusisë kundër civilëve të pafajshëm janë edhe më shumë dëshmi se Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë, transmeton BBC.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta – Putin është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë.

Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të lodhur makinën e uritur të luftës së Putin”, tha Johnson, duke shtuar se Britania e Madhe ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera ruse në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.