Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka reaguar pas vrasjes së civilëve ukrainas nga ushtria ruse në qytetin Bucha, duke thënë se ato janë të tmerrshme.

Në një postim në Facebook të dielën, Petkov shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me popullin e Ukrainës.

“Rusia duhet ta ndalë këtë luftë dhe autorët e krimeve të luftës duhet të japin llogari”, ka shkruar ai./BTA

Share.