Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar pushtimin rus të vendit të tij si “torturë të të gjithë kombit”.
Duke folur për CBS News, Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset.
I pyetur nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai thase “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”.
Dhe në një fjalim të mëvonshëm me video drejtuar kombit të dielën mbrëma, Zelensky tha se “e keqja e përqendruar ka ardhur në tokën tonë”, duke shtuar se “çdo krim i pushtuesve në territorin e shtetit tonë do të hetohej”.
“Të gjithë fajtorët për krime të tilla do të futen në një Libër të veçantë të Ekzekutuesve, do të gjenden dhe do të ndëshkohen”, tha ai.
/TV Malisheva