Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi sot një hetim i pavarur për civilët e vrarë në Bucha, Ukrainë, është thelbësor për të siguruar përgjegjësi efektive.

“Jam thellësisht i tronditur nga pamjet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë,” tha Guterres në një deklaratë.

“Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive,” shtoi ai.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën.

/TV Malisheva

Share.