Me anë të një fotografie na shfaqet imazhi i trishtueshëm i Luftës në Ukrainë, një burrë i vdekur në një rrugë të Buchas, qytetit të vogël afër Kievit që u rimor në kontroll nga ukrainasit pas pushtimit rus.

Pranë tij ndodhet një biçikletë dhe një qen. Kësaj fotoje do të do të ishte e tepërt dhe prekëse për t’i shtuar diçka tjetër.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Rusia thotë se këto foto janë një trillim.

Por, kush do t’i punësonte këta njerëz që të pretendojnë të jenë si të pajetë në asfaltin e lagësht, me baltë dhe me gunga dhe më absurdja të përfshinte një qen të trajnuar e të inskenonte një biçikletë të rënë në këmbët e personit pa jetë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, tha se ishte thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në qytetin Bucha të Ukrainës. Ai tha se një hetim i pavarur do të çojë në përgjegjësi efektive në lidhje me atë që ndodhi.

“Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në përgjegjësi efektive për atë që ka ndodhur”, tha Guterre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për kryerjen e një gjenocidi në Ukrainë për të zhdukur të gjithë kombin, pas zbulimit të dhjetëra trupave të pajetë në Bucha, 37 kilometra në veriperëndim të Kievit.

“Po, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit ukrainas. Në Ukrainë kemi qytetarë të më shumë se njëqind kombësive. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, tha ai në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, shkruan Corriere.

E ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba paralajmëroi  për imazhe më të rënda që do të vijnë nga Mariupoli, të cilat sipas tij do të jenë edhe më shkatërruese se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha.

“Personalisht po përpiqem të përgatitem për imazhet dhe videot që do të mbërrijnë nga Mariupoli kur të çlirohet. Ndoshta do të jenë edhe më të rënda se ato në Bucha, Rusia është më e keqe se ISIS, Çfarë lloj vlerash kanë ushtarët rusë që përdhunojnë dhe torturojnë ? Ne tashmë po punojmë për të ndjekur penalisht të gjithë ata që janë të përfshirë në këto krime. Mund të duhet pak kohë, por do të punojmë me partnerët tanë dhe me Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, tha Kuleba në  postimin e tij në Twitter.

/TV Malisheva

Share.