Ish-kampioni i boksit dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitçko, Vladimir Klitçko postoi në Twitter një video ku qëndron para një trupi të një ukrainasi të vrarë me duart e lidhura pas shpine.
Klitschko ka theksuar se masakrimi i civilëve ukrainas nga ana e trupave ruse është gjenocid i pastër.
“Kjo është pikërisht ajo që po bën regjimi rus, regjimi i Putinit, ushtria ruse. Vrasja e civilëve me duar të lidhura pas shpine dhe me një të shtënë në kokë”, shprehet ai. Mbi videon legjenda e boksit shkruan: “Ky është gjenocid.”
/TV Malisheva
This is Genocide.#Genocide #FreeUkraine #StandWithUkraine #StopTheWar #Ukraine pic.twitter.com/NfLePlWhIl
— Klitschko (@Klitschko) April 3, 2022