Mbrëmë në veriun e Mitrovicës është festuar me armë e fishekzjarre pas fitores së presidentit Aleksandër Vuçiq në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Serbi, të cilat nxorën fitues Vuçiqin, qytetarët serbë në veri të vendit janë mbledhur për të festuar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet edhe momenti kur një qytetar shtie me armë automatike “Kallashnikov” nga vetura e tij.

Veprimi i njëjtë është përsëritur disa herë nga qytetari i cili shihet se gjuan nga një veturë me xhama të errësuar dhe pa targa.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje rreth rastit./TV Malisheva

 

Share.