Ushtria e Ukrainës njofton se Rusia ka filluar një përgatitje të fshehtë të rezervistëve, ku në raport thuhet se Moska shpreson të përgatisë rreth 60,000 trupa shtesë.
Rusia nuk e ka komentuar raportin ukrainas, saktësia e të cilit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
“Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, përparësi u jepet atyre që tashmë kanë përvojë luftarake”, thuhet në raport.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar tha se nuk do të dërgonte rekrutë ose rezervistë për të luftuar në Ukrainë.
Për më shumë se 1 muaj, vijojnë luftimet në Ukrainë. Mbi 1 mijë civilë raportohen të vrarë. Ndërkohë sot pritet të ketë një raund tjetër bisedimesh mes palës ukrainase dhe ruse.
/TV Malisheva