Volodimir Zelensky pati hapësirën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Presidenti ukrainas e kishte regjistruar fjalimin e tij në një bunker në Kiev.

“Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi. Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetosh. Të duash. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Largoni heshtjen me muzikën tuaj. Tregoni historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet sociale dhe televizion. Por jo heshtje,” – tha Zelenski gjatë fjalës së tij.

Mesazhi i tij erdhi si pjesë e fushatës “Stand Up For Ukraine” të Global Citizen. Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin për luftën në rrjetet sociale dhe transmetimin e saktë të informacioneve.

Pas fjalimit, John Legend performoi këngën e tij “Free”, duke kënduar dhe luajtur në piano i shoqëruar nga muzikantja ukrainase Siuzanna Iglidan, këngëtarja ukrainase Mika Neëton dhe poetja ukrainase Lyuba Yakimchuk.

/TV Malisheva

Share.