Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Minat dhe Mjetet e Pashpërthyera festohet sot, 4 Prill. Vlerësohet se më shumë se 1200 kilometra katrorë të territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë shënuar si të rrezikshëm nga minat.

Sipas statistikave, në territorin e Kosovës gjenden 45 zona tgë dyshuara për mina dhe shtrihen në një sipërfaqe prej 11.44 kilometra katrorë.

Municionet thërrmuese në territorin e Serbisë janë të vendosura në një sipërfaqe prej 2.4 kilometrash katrorë, ndërsa municioni i mbetur ndodhet në territorin e pesë komunave.

Sipas Radios Evropa e Lirë , zona e dyshimtë e rrezikshme prej 201.2 kilometrash katrorë në Kroaci përfshin shtatë qarqe dhe 37 qytete, ku supozohet se gjenden 14,700 mina.

Duke iu referuar të dhënave të Qendrës së Veprimit ndaj Minave në Bosnje dhe Hercegovinë, RFE raporton se sot në Bosnje dhe Hercegovinë dyshohet një zonë e rrezikshme prej 922.37 kilometrash katrorë dhe se rreziku nga minat është konfirmuar në 118 komuna.

“Vlerësohet se ka 180,000 mina në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Radio Evropa e Lirë në infografikën e saj.

/TV Malisheva

Share.