Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul se ka të drejtë që nuk e pranoi Ukrainën në NATO në vitin 2008.

Kjo, pavarësisht kritikave nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Merkel-it me kërkesë të DPA-së, shkruan “E vërteta evropiane”.

“Kancelarja Federale Dr. Angela Merkel mbështet vendimet e saj në lidhje me samitin e NATO-s 2008 në Bukuresht”, deklaroi zëdhënësja.

Në të njëjtën kohë, Merkel mbështeti përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, por nuk iu përgjigj ftesave për të ardhur në Bucha.

“Duke pasur parasysh mizoritë që po bëhen të dukshme në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë, të gjitha përpjekjet e qeverisë federale dhe komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë krah Ukrainës dhe për t’i dhënë fund barbarizmit dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës kanë mbështetjen e plotë të ish-kancelares”, shtoi zëdhënësja e saj.

Më herët, Zelensky ftoi ish-kancelaren gjermane dhe presidentin francez Nicolas Sarkozy që të vizitojnë Bucha-n për të parë vetë “në çfarë ka çuar politika ruse e koncesioneve”. /TV Malisheva

Share.