Kryeministri polak Mateusz Morawiecki sot gjatë ditës ka akuzuar Gjermaninë se është bërë pengesë në BE për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Mirëpo, kryeministri polak është treguar i ashpër edhe me presidentin francez Emmanuel Macronin për bisedat që po i zhvillon ai me homologun e tij rus.

Morawiecki i është drejtuar Macronit se çfarë ka arritur përmes këtyre bisedave, si dhe bëri një krahasim mes Putinit dhe Hitlerit sa i përket kësaj çështjeje.

“Sa herë keni negociuar me Putinin dhe çfarë keni arritur? Ne nuk diskutojmë, nuk negociojmë me kriminelë. Kundër kriminelëve duhet luftuar. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin, me Pol Potin?”, tha ai, raporton The Guardian.

Në anën tjetër, kujtojmë se Macroni reagoi ashpër pas pamjeve të publikuara në Bucha, ku kërkoi sanksione të reja për Rusinë.

/TV Malisheva

Share.