Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Buchas, teksa provat e reja të krimeve të kryera nga trupat ruse pranë Kievit vazhdojnë të dalin.
Ai ka vizituar rrugën në të cilën kolona ruse ka rënë në pritë dhe ka biseduar me vendasit.
Ai përsëriti se Rusia kreu krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.
I pyetur nga BBC nëse ishte ende e mundur të diskutohej për paqen me Rusinë, ai tha:
“Po, sepse duhet të ketë paqe në Ukrainë. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe ushtarake.”
Nga ana tjetër, Moska hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga autoritetet ukrainase në lidhje me krimet kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha-s.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e nevojshme të hetohen pretendimet për vrasjen e civilëve në Bucha.
“Nuk duhet besuar imazhet që shohim. Ekspertët nga Ministria jonë e Mbrojtjes kanë zbuluar indikacione se regjistrimet janë të rreme,” tha Peskov.
“Duke theksuar se liderët e vendit nuk duhet të nxitojnë të bëjnë një deklaratë për situatën në Bucha pa prova të mjaftueshme dhe se duhet të kërkojnë informacion nga burime të ndryshme”, tha Peskov.
Kujtojmë se ajo çfarë ka ndodhur në Bucha po quhet ndryshe “Srebrenica e re”.
/TV Malisheva