Franca do të dëbojë “shumë personel rus me status diplomatik”, tha Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një deklaratë të hënën.

Vendimi ka të bëjë me stafin diplomatik rus “të caktuar në Francë, aktivitetet e të cilit janë në kundërshtim me interesat tona të sigurisë”, shtohet në deklaratë.

Deklarata e ministrisë tha se vendimi është pjesë e hapave të ndërmarrë në nivel evropian, duke shtuar se “përgjegjësia jonë e parë është gjithmonë të garantojmë sigurinë e francezëve dhe evropianëve”.

Më herët të hënën, Gjermania vendosi gjithashtu të dëbojë “një numër të konsiderueshëm” diplomatësh rusë duke përmendur punën e tyre “si një kërcënim” për refugjatët në vend, transmeton CNN.

Share.