Dërgesat nga paketa e ndihmës së sigurisë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën nga SHBA-ja mbërritën gjatë fundjavës, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Ai gjatë një konference sot tha se një paketë do të arrijë “në 24 orët e ardhshme”.
“Ne po i japim përparësi llojeve të aftësive në ato dërgesa që ne e dimë se ukrainasit kanë nevojë më shumë, kështu që të gjitha këto janë duke u prioritizuar,” tha Kirby.
Departamenti i Mbrojtjes njoftoi një paketë tjetër prej 300 milionë dollarësh të aktiviteteve të ndihmës shtesë nën autoritetin e ofruar nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), të premten.
Kirby tha se paketa prej 300 milionë dollarësh, e cila do të duhet të blihet nga kontraktuesit dhe nuk vjen nga rezervat amerikane, është vetëm “një mjet tjetër në kutinë e veglave” për të ndihmuar Ukrainën, transmeton CNN.