Aktualisht në Kosovë janë 552 raste aktive me COVID-19. E më së shumti raste është Komuna e Prishtinës me 160 raste, Ferizaj me 52, Prizreni me 44, Gjilani me 38 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar për 27 raste të reja me COVID-19.
Sipas të njëjtit raport u bë e ditur që për 24 orë janë dhënë 13 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës, ndërsa 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva