Lufta që zgjat tashmë prej 41 ditësh në Ukrainë, tashmë është bërë pjesë e jetës së qytetarëve të këtij vendi që çdo ditë përjetojnë tmerre nga bombardimet dhe gëzojnë për çdo fitore sado të vogël.

Tashmë armët janë bërë pjesë e retorikës dhe të gjithë ushtarakë apo jo mund t’i njohin ato, madje mund t’i dallojnë dhe nga zhurma.

Së fundmi, një lajm i pazakontë është shpërndarë në mediat vendase i cili bën me dije se dy të sapolindurve në Ukrainë iu është vendosur emri i raketave britanike tokë-ajër që po shkaktojnë shumë dëme ndaj autokolonave ruse.

Fëmijët janë quajtur Yan Javelin dhe një vajzë me emrin Javelina.

Emrat e pazakontë u regjistruan në Vinnytsia Oblast, sipas ish-zonjës së parë të Ukrainës, Kateryna Yushchenko, e cila tha se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për armët perëndimore që janë dërguar në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.