Presim që Serbia të jetë e bashkuar me ne në mesazhin e fortë mbështetës ndaj Ukrainës – kundër luftës që pala ruse ka zgjedhur”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

DASh tha se mirëpret rezultatin zgjedhor në Serbi, në të njëjtën kohë duke shprehur shqetësime të thella rreth konkluzioneve të OSBE-së për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale të 3 prillit në Serbi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me atë se më shumë kandidatë dhe parti që mbështesin anëtërësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian morrën pjesë në zgjedhje dhe morrën mbështetje në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale – gjë që është mbështetje e qartë e prioriteteve strategjike të Serbisë”, ka thënë DASh.

“Ne ndajmë shqetësimin e njëjtë me misionin [e OSBE-së] rreth ndikimit të kombinuar të qasjes së parabartë të mediave, presionit të pajustifikuar ndaj punonjësve të sektorit publik për të mbështetur zyrtarë të caktuar, pabarazive të konsiderueshme financiare dhe keqpërdorimit të resurveve shtetërore që kanë rezultuar në kushte të pabarabarta për pjesëmarrësit”, ka thënë më tutje ky zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

ShBA ka thënë se mbështesin “një Serbi që ndjek rrugë Evropiane”.

“Ne nxisim autoritetet që të adresojnë të metat që ka identifikuar OSBE. Shtetet e Bashkuar të Amerikës mbështesin rrugën evropiane të Serbisë dhe presin vazhdimin e përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie produktive dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbianë”, transmeton mediumi serb “Nova”.

Gjithashtu edhe ambasadori i ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka uruar për rezultatin zgjedhor Presidentin e rikonfirmuar të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Urime presidentit Aleksandër Vuçiç në rizgjedhjen President të Serbisë, dhe të gjithë kandidatëve të tjerë që morën pjesë në zgjedhje. I lavdëroj të gjithë qytetarët e Serbisë që ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, ka shkruar Hill në Twitter.

/TV Malisheva

Share.