Xhelal Sveçla e ka quajtur tinzare LDK-në për vendimin e saj që të nominohet Vjosa Osmani kandidate për kryeministre.

Sipas Sveçlës, pavarësisht veprimeve tinzare, Vetëvendosje është e para dhe Albin Kurti do jetë kryeministër.

“Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.

Kjo sjellje e LDK-së vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë.
Tashti, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm.

Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur”, shkruan Sveçla në Facebook

Postimi i plotë i tij:

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.

Kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë.
Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm.

Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur.

Share.