Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka hedhur dyshime mbi mundësinë e takimit me presidentin rus Vladimir Putin pasi akuzove ndaj Rusisë për gjenocid, raporton CNN.
“Mund të ndodhë që të mos ketë negociata”, tha Zelensky në televizionin shtetëror ukrainas të martën.
Zelensky shpjegoi se do të ishte e kuptueshme të mos fliste me Putinin pasi akuzoi trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.
“Do të ishte e lehtë të thuash se nuk do të flas me ty, dhe do të ishte e kuptueshme pas asaj që ke bërë”, tha Zelenski duke iu referuar Putinit.
Një takim mund të ndodhë nëse Rusia do të merrte të gjithë dënimin e merituar për kryerjen e gjenocidit, tha ai.
/TV Malilsheva