Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.
Zgjedhjet e së dielës rikonfirmuan në pushtet Aleksandar Vuçiqin dhe partinë e tij SNS, megjithatë raportimet e mediave të pavarura dhe mbikëqyrësve ndërkombëtare vënë në pah një sërë parregullsish.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter tha se zgjedhjet serbe janë zhvillim pozitiv, megjithatë tërhoqi vërejtjen se këto zgjedhje nuk ishin as të lira e as të drejta.
“Zgjedhjet serbe demonstruan zhvillime pozitive pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta”, ka shkruar ajo.
Von Cramon theksoi se nëse Serbia aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet së pari t’u përmbahet vlerave themelore të BE-së.
“Serbia gjithashtu duhet të përafrohet plotësisht me BE-në sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, pas luftës së Putinit kundër Ukrainës. Serbia këtë duhet ta bëjë urgjentisht ose do të përballet me pasoja të rënda politike dhe financiare. Është koha e fundit që Serbia të bëjë një zgjedhje të qartë pro-evropiane nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e saj në BE”, theksoi eurodeputetja.
Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione pas agresionit kundër Ukrainës. Po ashtu linja ajrore Beograd-Moskë nuk i ka ndalur asnjëherë fluturimet, duke nxitur pakënaqësi të mëdha në mesin e disa vendeve të BE-së.
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, Vuçiqi urimin e parë e ka marrë nga presidenti rus, krimineli Vladimir Putin, siç e ka quajtur presidenti amerikan, Joe Biden. /TV Malisheva