Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3462 raste, prej tyre 3370 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 6 raste.
/TV Malisheva