Pas ngjarjeve në Bucha të Ukrainës, disa shtete evropiane kanë vendosur te ashpërsojnë qëndrimin e tyre ndaj Moskës.
Gjermania deklaroi se do të dëbojë 40 diplomatë duke i cilësuar të padëshiruar.
Franca po ashtu bëri me dije se dëbon 35 zyrtarët rusë duke nënvizuar se aktiviteti i tyre është kundër interesave të sigurisë së vendit.
Danimarka, Italia, Lituania, Letonia janë të tjera shtete që kanë marrë të njëjtin vendim.
Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha, disa me duar të lidhura, kanë provokuar një reagim të gjerë ndërkombëtar kundër Rusisë në ditët e fundit.
/TV Malisheva