Modelja Hailey Bieber ka hedhur poshtë spekulimet për një shtatzëni të mundshme, duke thënë se vizita e saj në spital kishte të bëjë për shkak të problemeve shëndetësore.

Spekulimet se bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber është shtatzënë filluan gjatë ndarjes së çmimeve Grammy të dielën e kaluar, ku ajo u duk se kishte stomakun e fryrë.

Bieber mori pjesë në Grammy me bashkëshortin e saj, i cili ishte në garë për tetë çmime.

Ajo shkroi në Instagram: “Nuk jam shtatzënë, më lini të qetë”.

Bieber ka thënë se është shtruar në spital pasi ka përjetuar mpiksje gjaku në tru.

“Isha ulur në mëngjes me bashkëshortin tim kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital. Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni. Por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”, ka shkruar ajo.

Share.