Të paktën një person ka ndërruar jetë pasi në një spital në Selanik shpërtheu zjarr. Flakët shpërthyen rreth orës 09:00 me orën lokale në spitalin e Papanikolaou. Atje ndodheshin të paktën 20 pacientë që po merrnin trajtim.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Kathimerini raporton se atje kanë arritur mbi 30 zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë Protothema raporton se drejtori i klinikës ka thënë që zjarrin e ka ndezur një pacient.

“Një pacient që po trajtohet me koronavirus me shumë mundësi e ka vendosur zjarrin vetë”, tha Diamantis Chloros.

Sipas tij, lëvizja e pacientit nuk është parë nga stafi dhe kjo ka bërë që më pas zjarri të përhapet me shpejtësi.

/TV Malisheva

Share.