Mediat perëndimore raportuan se nënkoloneli rus Azatbek Omurbekov, komandanti 64 vjeç, ishte një “kasap nga Bucha” dhe se ai kishte marrë bekimin e Kishës Ortodokse Ruse.
Sipas Daily Mail, komandanti rus u quajt “kasap nga Bucha”, pasi u akuzua për krime lufte kundër Ukrainës. Ai dyshohet se ka marrë bekimin e Kishës Ortodokse Ruse në fund të vitit të kaluar.
Omurbekov është komandanti i brigadës së 64-të të veçantë të motorizuar të përfshirë në pushtimin e Bucha, një qytet në periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili u pushtua nga forcat e Kremlinit deri në tërheqjen e tyre javën e kaluar.
Sipas Telegrafit, gjuetia për “kasapin” është duke u zhvilluar, i cili dyshohet për krime masive ndaj civilëve në Buçë. Ai u identifikua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase në bashkëpunim me Informnapalm, një iniciativë vullnetare që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale.
Trupat ruse nën komandën e tij thuhet se vranë civilë në shtëpitë e tyre dhe pati raportime për përdhunime të grave dhe fëmijëve. Pas tërheqjes së trupave ruse, u zbuluan varreza të shumta masive, si dhe trupa të pajetë në ambient të hapur, mes të cilave kishte gra krejtësisht të zhveshura, me duar të lidhura pas shpine, raportuan ditët e mëparshme mediat perëndimore.
Rusia ka mohuar me vendosmëri se trupat e saj kanë kryer këto krime të tmerrshme në Bucha.
/TV Malisheva