Drejtori i Hekurudhës së Shqipërisë Ani Dyrmishi ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra që mbante prej më shumë se katër vjetësh.

Ai ka thënë se pret të marrë një detyrë të re së shpejti, duke mos dhënë detaje tjera.

Dyrmishi ka drejtuar edhe hipotekën e Durrësit më parë, ndërsa që nga viti 2019 është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

Një vit pas marrjes së detyrës në krye të Hekurudhës Shqiptare, në nëntor 2018, Dyrmishit iu vendos lëndë plasëse poshtë automjetit të tij, e cila u konsiderua si një mesazh kërcënimi ndaj tij, ndërsa ai vetë pati deklaruar se nuk ndihej i kërcënuar dhe nuk kishte konflikte me askënd./tch

/TV Malisheva

Share.