Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot në Bruksel, se Kina ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur paqen ndërkombëtare dhe për të mos minuar sanksionet kundër Rusisë.
Ajo tha se Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh Kinës duke bërë thirrje që sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja të respektohen dhe të mos anashkalohen.
“Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.
Ajo paralajmëroi se lufta që ka nisur Rusia nuk është e kufizuar në Evropë dhe do të përcaktojë se si do të trajtohen shkeljet e ligjit ndërkombëtar në të ardhmen.
“Kina duhet të mbajë një qëndrim të qartë për këtë”, shtoi ajo.
Ndryshe, Von der Leyen paralajmëroi sot se BE-ja do të vendoste sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, me gjasë për gazin dhe naftën, një ditë pasi BE zbuloi planet për të vendosur një valë të pestë sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importit të qymyrit rus, transmeton CNN.
/TV Malisheva