Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pak momente më parë. Një fëmijë është mbytur në det, pranë Pistës Iliria. Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fëmijës i është dhënë ndihma e parë, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. Ende nuk dihet nëse fëmija po notonte i vetëm, apo me persona të tjerë.

Share.