Më shumë se 5000 civilë, përfshirë 210 fëmijë, kanë vdekur në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, pohon kryetari i bashkisë së atij qyteti port, Vadim Boychenko.

Boychenko tha se forcat ruse bombarduan spitalet dhe se në njërin prej tyre u dogjën 50 persona, transmeton Guardian.

Ai gjithashtu deklaroi se më shumë se 90 për qind e infrastrukturës së qytetit u shkatërrua nga bombardimet e forcave ruse.

/TV Malisheva

Share.