Anatoliy Trubin, portieri i skuadrës ukraianse Shakhtar Donetsk do të duhej ta shijonte jetën si futbollist profesionist, por në vend të kësaj, 20-vjeçari po bën pjesën e tij për të ndihmuar Ukrainën të mbijetojë nga pushtimi rus.
Portieri ukrainas, i cili gjithashtu ka luajtur për ekipin kombëtar, jetonte në qytetin e Lutskit, në perëndim të Ukrainës, teksa foli për “CNN”, zbuloi detaje të tmerrshme mbi gjendjen momentale në vendin e tij, përcjellë TV Malisheva.
“Më rrjedh gjak nga zemra. Shumë njerëz, shumë fëmijë janë vrarë dhe unë nuk e kuptoj këtë,” tha ai.
“Putini është një vrasës dhe nuk e kuptoj se si është e mundur kjo”, shtoi ai.
Lutsk ka qenë objektiv i sulmeve me raketa ruse gjatë muajit të kaluar dhe Trubin ka mbetur i zemëruar nga shkatërrimi që ka parë në të gjithë atdheun e tij.
Tani, ai dëshiron të përdorë platformën e tij për të dërguar mesazhe shprese për ata që përballen me realitetin brutal të luftës atje,